Libri

HYSEN KËQIKU DHURON BIBLIOTEKËN E TIJ NË BIBLIOTEKËN “FAN S. NOLI”

Sot, në ambientet e bibliotekës autori i njohur z.Hysen Këqiku dhuroi tërë bibliotekën e tij për ta pasuruar atë të qytetit.

Hysen Këqiku që nga viti 1973 e deri më sot ka dhuruar gjithsej 4000 ekzemplarë për bibliotekën tonë.

Në emër të Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Hysen Këqikut i është ndarë një mirënjohje për kontributin e dhënë, si shenjë falënderimi për vlerat e përkrahjen që i ka dhënë bibliotekës deri më sot.

Tani, secili lexues do të ketë mundësi që në fondin e Bibliotekës “Beqir Musliu” të shoh libra me tituj të ndryshëm që ka dhuruar autori.

Dashuria për artin, dëshira për ta pasuruar mendjen e penën sot na ka mbushur bibliotekën tonë me shumë libra të rinjë.

Me këtë rast, Qazim Azizi, drejtor në Bibliotekën “Fan S. Noli”, ka theksuar se Hysen Këqiku ka shkruar për ne lexuesit e tij me mijëra vjersha, poezi e tregime, dhjetëra mijëra vargje për fëmijë e të rritur duke pasur sigurisht miliona e miliona dëshira e fantazi për fëmijët e vegjël.

Unë edhe për shkak të limitit të kohës, do të mund ti them vetëm dhjetëra fjalë e disa rreshta për tërë këtë jetëgjatësi e veprimtari të tij.

Kështu,

– Nuk dihet, apo a mund të ndodhë që sikurse biblioteka jonë, por, edhe ndonjë bibliotekë tjetër mund të kenë ndonjë mik me jetëgjatësi bashkëpunimi aktiv mbi 50 vjeçar mes-vete.

  1. Hysen Këqiku, poeti, intelektuali, veprimtari, humanisti, arsimtari i dhjetëra e dhjetëra gjenerata nxënësish. Qysh në vitet e largëta 1973-74 kur “zbuloi” bibliotekën e qytetit, edhe pse ai nuk ishte i panjohur, si shkrues e lexues i poezisë, pastaj si bashkëpunëtor, si promovues i kulturës së leximit dhe më pastaj edhe si themelues e udhëheqës i revistës së bibliotekës.

Ata që e njohin mirë arsimtarin Hysen, e dinë se Ai, me qëllim të caktuar, vetëdije dhe me mund formoi grupin e pionierëve lexues në bibliotekë,

-me kënaqësi nxiste leximin edhe në shkollën ku jepte mësim të letërsisë,

-me plot energji dhe elan merrej dhe udhëhiqte aktivitete kulturore të qytetit,

-por edhe me shumë seriozitet përgatiste shkrimtarë të rinj përmes orëve e revistave letrare.

(Ne, e ju që ishim nxënësit e tij për çdo ditë e takonim në orët e tij të leximit e më vonë edhe në mësimin e aktrimit dhe interpretimit të dramës.

-një gjë që sot mund të duket e paimagjinueshme ndoshta edhe e palogjikshme, e gjenerata jonë e di se përveç në shkollë, bibliotekë a teatër, nga mësuesi e edukatori Hysen -dhe të tjerë pedagog, merrnim këshillë për mirësjellje edhe në rrugë, edhe në autobus e edhe në familje dhe ishim falënderues për këto këshilla.

Mes viteve 70-80-ta të shekullit të kaluar, të rrallë ishin rastet siç është (personazhi në fjalë) që krejtësisht në mënyrë vullnetare, në kushte shumë më të këqija se sot, bile edhe nën përgjim dhe kërcënim të ish-pushtetit të cilët nuk e donin një shqiptar-mësues, një shqiptar-poet, një shqiptar- shkrimtar, një shqiptar-aktor një shqiptar doktor, një shqiptar inxhinier.. e tj e tj.

–ata që ishin nxënës, fqinj e bashkëpunëtorë të tij e dinim se arsimtari e edukatori Hysen Këqiku  ishte aty gjithëherë për ndonjë ndihmë të literaturës apo të librit të fshehtë.

Sepse, z Hysen Këqiku, ishte poeti, ishte botuesi, ishte blerësi i librit por është  dhe dhuruesi i saj.

Dhe, nuk është i rastësishëm akti i tij fisnik, i vitit 2019 por edhe i sotëm i dhurimit të Bibliotekës Personale (BIBLIOTHECA LEGATAE)  me mbi 4 mijë ekzemplarë të librave për bibliotekën tonë, mund të thuhet lirisht se, ai ishte vet biblioteka e shumë gjilanasve edhe më herët.

Andaj, baca Hysen..

Në emër timin  e të kolegëve, ne të urojmë shëndet kudo dhe kahdo që të jesh.

You Might Also Like