Gjilan

Hyseni: Po vazhdojmë mbështetjen për të rinjtë, gratë dhe ndërmarrësit

Për të dytin vit me radhë, komuna po vazhdon mbështetjen për bizneset lokale, në kuadër të “Fondit për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneset e grave 2024”, që ka për qëllim zhvillimin ekonomik.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka nënshkruar kontratat me 28 përfitues, prej tyre 7 gra ndërmarrëse të cilat do zgjerojnë bizneset e tyre.

“Fondi për ndërmarrësit e rinj u finalizua për të dytin vit radhazi, me një buxhet total prej 248 mijë euro”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se 28 përfitues në total, prej të cilëve 7 janë biznese të grave që kanë aplikuar për zgjerimin e biznesit.

“Po vazhdojmë mbështetjen për të rinjtë, për gratë dhe për ndërmarrësit e qytetit tonë”, tha Alban Hyseni.

Edhe drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, tha se po vazhdon mbështetja për bizneset.

You Might Also Like