Gjilan

I mbyllet dera, kryesuesi i Asamblesë Komunale Kushtrim Kadriu nuk mund të futet në zyrë

Të premten që shkoi Kuvendi Komunal i Gjilanit, mbajti seancën e radhës, pas shkarkimit të Arianit Sadikut, pozitën e tij e zuri Kushtrim Kadriu, shkruan Radio Star.

Kadriu, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se ish-kryesuesi nuk e ka bërë dorëzimin e detyrës dhe atij i është bllokuar dera e zyrës dhe nuk është lejuar të futet në zyrën e tij.

Shkrimi i plotë:

Sot fillova ditën e parë të punës me bllokim dhe mos pranim-dorëzim të detyrës zyrtare si Kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan ashtu siç i ka hije e qysh do reni e vendi.

Siç e shihni në video, dyert ishin të mbyllura dhe adresën për çelësin e derës së zyrës ku unë do të qëndroj ishte në pikëpyetje, zyrtarët nuk e dinin, por të gjithë e dinin se do të duhej që ish-kryesuesi ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës.

Gjithsesi bashkë me administratën e Kuvendit dhe asamblistët do ta funksionalizojmë këtë institucion ligjvënës komunal.

You Might Also Like