Sportet me dorë

Ilazi: Ishim më të koncentruar, më të përqendruar e më të qetë

Në finalen e play-offit, Drita udhëheq me rezultat 1:0 ndaj ekipit nga Prishtina, M-Technologie, kurse kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi është ndarë shumë i kënaqur me këtë fitore. Pas ndeshjes ai ka theksuar:

“U takuan dy ekipet më të mira në Kosovë. Kundërshtari ishte shumë i fortë, por sot disa detaje më të vogla ishin në favor tonin, andaj edhe e arritëm një fitore të merituar. Ne kishim tri mungesa shumë të rëndësishme, lëndimi i Ergysa Bllokut, mosardhja e Rukije Mujës dhe Ariola Prengës shkaku i covid 19, por me këtë përbërje që kemi do të luftojmë dhe presim një finale me shumë rivalitet. Ishim më të koncentruar, më të përqendruar dhe e mbajtëm qetësinë deri në fund, kurse nuancat e vogla e bënë diferencën e që ishin në favor tonin”, ka thënë Lorik Ilazi, që shtoi se tash përparësia është në anën e Dritës, por ka shumë punë deri te titulli.

You Might Also Like