Sportet me dorë

KV Drita e nis shumë mirë serinë finale të play-ofit

Drita – M-Technologie 3:0 (25:21, 25:21, 25:19)

Drita dhe M-Technologie janë takuar në finalen e parë të play-offit, ngase pas kampionatit të rregullt këto ekipe ishin pozicionuar në pozitat një dhe dy. Drita kishte mposhtur në gjysmëfinale Fushë Kosovën në dy ndeshje, kurse M-Technologie është dashur të djersitet më shumë, ngase është dashur që me Skenderaj të zhvillojë tri ndeshje, për të prekur finalen.

Drita shumë mirë e ka nisur ndeshjen, duke mbajtur lojën në diktim të saj dhe kur u shkëput në katër pikë diti shumë mirë t’a ruaj epërsinë. U dalluan në këtë pjesë sidomos Prenga, Bajraktari e Ramadani me gjuajtjet e mira në fushë dhe në fund seti përfundoi me rezultat 25:21.

Drita edhe setin e dytë e nisi shumë mirë me dy shërbime të sakta të Jahës, mirëpo mysafiret arritën që të barazojnë në 3:3. Rezultati ishte i barabartë deri në 10:10 e më pas Drita u shkëput në dy pikë, por M-Technologie doli në epërsi pranë rezultatit 15:16 . Tri shërbime të suksesshme të Ramadanit bënë që Drita të kalojë në epërsi dhe Naser Krasniqi, kryetrajner i M-Technologie kërkoi time out, por Ramadani vazhdoi edhe me një as për 20:16.  Drita ka vazhduar me lojë shumë të mirë sidmos në shërbime dhe në fund ka arritur që të fitojë setin e dytë më rezultat 25:20. Lojës së mirë të lojtareve gjilanase iu shtuan edhe lojtaret tjera Hyseni, Mehmeti e Bajraktari.

M-Technologie po mundohej që me kubanezet Alfonso e Alvarez t’i kundërvihej Dritës, por blloku ka funksionuar shumë mirë.

Drita e nisi keq setin e tretë dhe pranë rezultatit 3:6, kryetrajneri Lorik Ilazi u detyrua të kërkojë një minutën pushim, duke kërkuar nga lojtaret që të mos e komplikojnë shumë lojën.  Kjo taktikë u tregua e suksesshme dhe Drita doli në epërsi 7:6 për të detyruar tashti Krasniqin në me out. Drita u shkëput deri te rezultati 14:9  e më pas rezultati u ngushtua në 14:11. Më pas M-Technologie barazoi e kaloi në epërsi, por Drita është rikthyer tek rezultati 20:19 e më pas fitoi pesë pikë radhazi për rezultatin 25:20.

Ndeshja e radhës pritet të luhet të martën e ardhshme në Prishtinë, kurse kampion do të shpallet ekipi që i arrin tri fitore. Kryelajmi.com

You Might Also Like