Bekim Isufi, kryetrajner i Dritës me fitore e ka nisur stinorin pranveror dhe ka paralajmëruar garë të fortë për titull në këtë kampionat.
“Vazhdimësi e ndeshjeve të mira. Patëm kundërshtar të fortë dhe jam i kënaqur. Ekipet luajtën me një taktikë të mbyllur dhe pritën gabimet e kundërshtarit. Ne shfrytëzuam rastin nga penaltia, por nuk guxojmë të humbim aq shumë raste. Këta lojtarë mundën edhe më shumë dhe besoj se ndeshjet në vazhdim do të largohen nga ngarkesa psikike dhe do të japin rezultate edhe më të mira”, ka thënë Bekim Isufi, kryetrajner i Dritës.