Sportet me dorë

Ja kur do të zhvillohet ndeshja vendimtare e volejbollit se kush do të shkojë në finale Drita apo Peja

Ndeshja e tretë vendimtare se cila ekip e volejbollit do të shkojë në finale ndërmjet KV Drita dhe KV Peja në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet të enjten me 27 prill 2023 (e enjte) në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Në ndeshjen e parë të play-offit ka fituar KV Drita, kurse në ndeshjen e dytë të luajtur në Karagaq ka fituar KV Peja dhe rezultati është 1:1. Ekipi që fiton ndeshjen e dytë shkon në finale, ku e pret ekipi i Ferizajt që në dy ndeshje e ka mundur Skënderbeun.

Ndeshja KV Drita – KV Peja nis në ora 20:00, ditën e enjte.

Kush shënon fitore në këtë ndeshje siguron Finalen e madhe, andaj KV Drita ka ftuar të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe tifozët  “Intelektualet” që t’i mbështesin masovikisht në këtë përballje./kryelajmi.com/.

You Might Also Like