Drita – Prishtina është kryendeshja e kësaj jave, e cila do të zhvillohet të dielën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Pas humbjes që pësoi ndaj Ballkanit, Drita për momentin gjendet në pozitën e katërt në tabelë, kurse para saj është Prishtina, e cila këtë mesjavë e ka mundur Ferizajn me rezultat 3:2.
Kryendeshjen e kësaj jave do t’a drejtojë treshja e gjyqtarëve Kreshnik Vula, kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Gjyqtar I katërt është Selim Isufi, vëzhgues I gjyqtarëve Vehbi Ibrahimi, kurse delegat Xhafer Dobra.