NJOFTIM
Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me nr. 01/05 datë 05.04.2021, për parandalimin e pandemisë COVID-19, Komuna e Gjilanit dhe Drejtoria e Arsimit, në takimin me drejtorët e Institucioneve Edukativo-Arsimore u dakorduan që nga data 12 Prill 2021 (e Hënë), procesi mësimor të zhvillohet sipas niveleve:
Në Intiticionet Parashkollore dhe klaset pergatitore, procesi edukativo-arsimor do të zhvillohet me prezencë fizike ne institucione. ( Skenari A)
Niveli I-V, procesi mësimor do të zhvillohet me prezencë fizike në shkollë ( Skenari A)
Niveli VI-IX dhe X- XII, mësimi do të zhvillohet në distancë deri me datën 18 Prill, sipas orarit të rregullt që është mbajtur edhe në shkollë (Skenari C).
Të nderuar mësimdhënës e prindër, të dashur nxënës, për çdo paqartësi dhe informata shtesë, ju lutem kontaktoni; menaxhmentin e shkollës përkatëse, kujdestarët e klasës apo zyrtarët e Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Suksese!
(Nazim Gagica, Drejtori Arsimit në Gjilan)