Gjilan

Ka ndërruar jetë Isa Mullaidrizi, djali i Mulla Idriz Gjilanit

Në moshën 82- vjeçare është ndarë nga jeta Isa Mullaidrizi, djali i heroit Mulla Idriz Gjilani, i njohur si komandant i forcave shqiptare në Luftën e Dytë Botërore në Gjilan dhe rrethinë, shkruan kryelajmi.com

Lajmin për vdekjen e Isa Mullaidrizit e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, të cilët gjithashtu kanë bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet më 05.12.2024 me ikindi ne varrezat e qytetit Gjilan.

Mulla Idriz Gjilani, i ati i Isait ishte i njohur për qëndrimin e tij atdhetar gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur menjëherë pas saj ishte burgosur e më pas edhe vrarë dhe përkundër përpjekjeve të pareshtura të djalit të tij, eshtrat e Mulla Idriz Gjilanit nuk janë gjetur ende. Në nderim të veprës së babait të tij dhe në shenjë kujtimi, Isa Mullaidrzi, mësimdhënës në disa shkolla të komunës së Gjilanit, gjatë tërë kohës kishte mbledhur të dhëna e faktografi për babain e tij, duke shkuar edhe deri në Stamboll. Dhoma e tij ishte shndërruar në dhomë – muze me eksponate e shkrime të shumta për Mulla Idriz Gjilanit.

Komuna e Gjilanit do të mbajë një Akademi Përkujtimore për Isa Mullaidrizin në ora 12.

You Might Also Like