Gjilan

Ka ndërruar jetë Nebi Morina, ish-mësimdhënës i historisë

Këtë të hënë ka ndërruar jetë Nebi Morina, ish-mësimdhënës i historisë në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, shkruan kryelajmi.com.

Nebi Morina, pjesën më të madhe të jetës së tij si mësimdhënës e kaluar duke punuar mësimdhënës në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi”, duke punuar aty si mësimdhënës i historisë, derisa ai është shquar edhe me punë hulumtuese e shkencore, që kryesisht kanë bërë me hapësirën prej nga e ka edhe prejardhjen.

Familjarët e tij kanë shkruar:

Njoftim mortor!

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët, dashamirët dhe të gjithë farefisin se sot ndërroi jetë babai ynë Nebi Morina.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 23.01.2024 në ora 12:00 me namazin e drekës në Gjilan.

Kryelajmi.com

You Might Also Like