ARSIMI

Kabineti i Fizikës, vend ku demonstrohen dukuritë fizike që mësohen në ligjërata

Kabineti i Fizikës, që funksionon në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është bërë një vend shumë i dashur për nxënësit, të cilët të gjitha mësimet që po i mësojnë gjatë ligjëratave në klasë, po i praktikojnë aty.

Siç ka theksuar, Saud Rrahmani, mësimdhënës i Fzikës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në emër të kolegëve të tij që janë pjesë e kolektivit, profesorit Shkëlqim Zunçe, profesoreshës Hajrije Hyseni, Bukurije Sylejmani – Maksuti dhe profesorit Arben Duraku, me kompletimin e kabinetit të Fizikës mësimdhënësit filluan edhe me demostrimin e dukurive fizike që u pranua me shumë kënaqësi dhe entuziazëm nga nxënësit.

“Ne si aktiv falënderojmë drejtorin e shkollës, DKA- në dhe ministrin e Arsimit për investimin e realizuar”, ka theksuar profesori Saud Rrahmani, derisa Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka thënë se si drejtori e shkollës po bëjnë përpjekje që sa më tepër të pajisin shkollën me kabinete, kurse e tërë kjo po ndikon në suksesin e nxënësve, të cilët rëndom po kthehen me të arritura të mëdha në gara të ndryshme të fizikës.

You Might Also Like