Futboll

Këmbëshpejti Ismet Hamdiu i bashkohet KF KIKËS

Postim i KF Kika:
ZYRTARE: Këmbëshpejti Ismet Hamdiu i bashkohet KF KIKËS
KF Kika ka kënaqësinë të njoftoj se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit këmbëshpejtë Ismet Hamdiu.
Talenti 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin tonë për sezonin 2023/2024.
Hamdiu më herët ka qenë pjesë e SC Gjilanit, KF Llapit, KF Vitisë dhe Vllaznisë së Pozheranit.
Ai luan në të dy krahët e sulmit dhe njihet për dëpërtimet e tij të shpejta.

You Might Also Like