Show Biz

Këngëtari i muzikës popullore Lumbardh Zuka po i radhit sukseset

JU PREZANTOJMË KENGETARIN E RI DHE TE TALENTUAR LUMBARDH ZUKËN -LUMI

Këngëtari i muzikës popullore Lumbardh Zuka po i radhit sukseset

Këngëtari I ri dhe I talentuar që ka edhe një zë të shkolluar Lumbardh Zuka-Lumi nga Pozharani I Vitisë po shkelqen në ritmet e kënges popullore duke iu pëlqyer adhuruesve të këngës popullore.

Kengetari Lumbardh Zuka-Lumi, që tani së fundmi ka publikuar dhe promovuar këngen e tretë autoriale të titulluar “GURBETQAR” dhe qysh tani po merr përkrahje të madhe nga degjuesit e tije e sidomos nga mergata jonë.

Në pyetjën tonë rreth këtij projekti më të ri që I bëmë këngëtarit ai u shprehë se: titulli i këngës sime më të re të cilën ua kamë dedikuar familjarëve, shokëve, miqve dhe të gjithë atyre që jetojnë në gurbet.

Kënga për cjell dhe është një emocion I veçantë për të festuar së bashku, andaj përmes kësaj kënge,I përhendes të kudo që ndodhen! .Projekti më I ri I imi është realizuar nga , NP Records Studio Pleo Gashi dhe stafii tjeter Nusret Asani, Enes SeferiArbnor nga Shkupi.

Kengetari I talentuar nga Pozharani i cili që në fëmijëri kishte nisur mesimet në shkollen e muzikes në Gjilan e tani ka apsolvuar në Fakultetin e muzikes po pelqehet mjaft shume me ritmet me plot gjalleri të cilat po e pasurojnë skenen muzikore e vlenë të theksohët se kënga më e re e tij, “Gurbetqarët” është një super kenge me një tekst perfektë dhe interpretim maestral të autorit.

Do theksuar se Lumbardhi ishte pjesmarres edhe ne festivalet e muzikes zbavitese por eshte aktiv edhe ne muziken popullore duke qene prezent neper ahengje, dasma dhe tubime të ndryshme sidomos gjatë sezones së veres.

Ne pyetjen tonë per projektet e tije te ardheshme, ai na tregoi se pas suksesit të kenges më të re “Gurbetqar” jemi duke punuar poashtu edhe në një projekt te ri i cili pritet të publikohet në praveren e këtij viti. I uruam suksese edhe ne në karieren e tij në vijimësi. Aziz Zuka

You Might Also Like