Gjilan

Këshilli i Prindërve dhe Policia e Kosovës angazhohen që të mbrojnë të rinjtë nga dukuritë negative

 

Këshilli i Prindërve të Qytetit, që është përfaqësuar nga zonja Drita Kallaba dhe zotëri Burim Muji, kanë mbajtur takim me policinë e Kosovës, ku kanë diskutuar mbi dukuritë negative që fatkeqësisht janë në përhapje në shoqërinë tonë, por edhe kanë folur mbi mënyrat e mbrojtjes të rinisë sonë nga këto dukuri negative.

Në këtë takim përkrahjen e tyre e kanë dhënë edhe zyrtarët policorë, oficerët Sahadete Sadiku dhe Bajram Hasani, kurse është ardhur në përfundim nga ky takim që ditëve në vijim të vizitohen disa nga shkollat dhe të vizitohen ato me qëllim që nga afër të njoftohen prindërit dhe policia për gjendjen në shkollat tona. /Driada Muji – kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like