Futboll

KF Drita: Po tentojnë të na njollosin

Kryesia e klubi “Drita” ka mbajtur mbledhje urgjente para fillimit të takimit me Llapin.

Të gjitha lajmet e publikuara në disa media mediokër janë gënjeshtra dhe kanë për qëllim njollsjen e dy klubeve me traditë në vendin tonë.

Për ti hedhur poshtë të gjitha këto pretendime mjafton të shihen qartë fotografitë e kryetarit të klubit Valon Murseli, drejtorit sportiv Fisnik Kërqeli dhe trajnerit Bekim Isufi.

Valon Murseli nuk ka fare qasje në viber.
(Edhe më e dobët është montazha ku Valon Murseli shihet duke shkruar në të njejtën bisedë me dy llogari të ndryshme)

Ndërsa Fisnik Kërqeli dhe Bekim Isufi përdorin fotografi të tjera.

Në vend që klubi ynë të merret me ndeshjen futbollistike duhet të ballafaqohet me shpije të tilla që e dëmtojnë klubin dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi.

Të jeni të bindur që kjo punë nuk do të përfundoj me kaq, kemi iniciuar procesin dhe me rastin do të merren organet kompetente në vendin tonë!

You Might Also Like