Futboll

Kika befason 2 Korrikun

Një fitore e rëndësisë së madhe ka ardhur sot për ekipin nga Hogoshti i Kamenicës, Kika, të cilët kanë arritur të përmbysin epërsinë e hershme të vendasve për të fituar krejt ndeshjen në fund dhe për t’i marrë tri pikë nga Prishtina.

Kika ka mposhtur 2 Korrikun si mysafir me rezultat 1-2, ku pas epërsisë së hershme të vendasve me Labinot Jetullahun, mysafirët kanë barazuar në fund të pjesës së parë për të fituar ndeshjen me golin e Lirian Feratit, 30-minuta para fundit për përfundimtaren, 2 Korriku 1-2 Kika [Labinot Jetullahu 10’ – Shqiprim Kelmendi 44’, Lirian Ferati 60’].

Kjo fitore ka qenë e katërta për Kikën këtë stinor, ndërsa ka qenë e rëndësisë së madhe, pasi që ata me këtë fitore kanë bërë një dallim në pikë me dy skuadrat e fundit e renditjes në Ligën e Parë Grupi B.

You Might Also Like