Portieri Habib Gllareva, nga Obiliqi i bashkohet KF Kikës në formë huazimi nga KF Kek-u për sezonin pranveror.
19 vjeçari me Kek-un është paraqitur edhe në Superligë gjatë sezonit 2018/19 ku ka të regjistruara 8 paraqitje.
Kurse sezonin vjeshtor ka regjistruar mbi 10 paraqitje në Ligën e Parë.
KF Kika falënderon KF Kek-un dhe presidentin e klubit nga Obiliqi për huazimin e portierit të talentuar Gllareva.