Bujqësi

Komuna e Vitisë ndanë 20 centifuga për bletarët

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 20 centrifugave elektrike dhe 20 shkrirëseve të dyllit, për bletarët vitias. Kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se është për tu përshëndetur metodologjia që po përdor Drejtoria e Bujqësisë, duke përkrah fermerët e komunës së Vitisë me pajisje të ndryshme me çrast po ua lehtëson punët e tyre të përditshme.

“Ne vazhdimisht kemi përkrahur bujqit, blegtorët, pemëtarët, bletarët dhe të gjithë sektorët e prodhimtarisë çoftë bujqësore, artizanale e ato të pjekurinave, për të vetmen arsye që ti ofrojmë kushte sa më të mira në zhvillim. Në anën tjetër edhe bletarët përfitues kanë falënderuar Institucionet komunale dhe Drejtorinë e Bujqësisë që në vazhdimësi po kujdesen për lehtësimin e punëve të tyre dhe në shtimin e kapaciteteve të prodhimtarisë, jo vetëm për bletarët por në të gjitha fushat bujqësore, artizanale e të tjerë. Përndryshe, bletarët kanë participuar me 20%.Aziz Zuka

You Might Also Like