Ish- atletja e Mitrovicës Luljeta (Mehmeti) Walmsley, e cila tashti jeton ne Angli, ka pushtuar majën e dytë më të lartë të Afrikës, Kilimanxharo mounting. Luljeta ishte e vetmja kosovare që mori pjesë në mesin e 25 vetëve nga Berkshire, ku së bashku me kolegët e saj mblodhi njëqind mijë funta për Charity Thames Valley Air Ambulance.
Luljeta shihet se ka mbërritur në këtë maje, që supozohet se ka prejardhje vullkanike. Suksesi i Luljetës është kurorëzuar edhe me certifikatën e merituar. Në mesin e shumë pajisjeve të domosdoshme dhe veshjeve adekuate, Luljeta mban edhe një fanellë më shqiponjën dykrenare shqiptare.
Kilomanxharo gjendet në verilindje të Tanzanisë, në kufi me Keninë. Është i përbërë nga tri vullkane Shira, Mavenzi dhe Kibo. Maja më e lartë Uhuru gjendet në 5896 m lartësi mbidetare, në maje të kraterit të mesëm vullkanik Kibo me diametër 2500 m dhe thellësi 180 m. Për herë të parë është pushtuar në vitin 1889. Vendbanimi Moshi në shpatijet jugore është vendnisja për t’u ngjitur në Kilimanxharo. Majat tjera malore janë Mavenzi (5355 m) dhe Meru (4566 m).