Libri

KOSOVË I THONË GJILAN

Ramadan Mehmeti

KOSOVË I THONË GJILAN

Kosovë i thonë Gjilan
Atë ditë që ndodhi krimi
Biografinë time e lexove
Nën Urën e Maskatarit

Xhamia e Madhe
E hëngri xhematin e vet
Tek Ura e Maskatarit

Rrugët u bashkuan në një
Pa t’i thyer eshtrat
Atyre që i hëngri ai mëngjes i zi
Në masakrën e paparë
Atë ditë të zisë
Në qytetin e mërive
Në Gjilan

E në Fushë‑Korb
Kali i shfrenuar nget e s’ndalet
Për ta zënë hapin e vet
Derisa e vrau vetmia
Në mesditë

Në mesditë
Ndodhi krimi në Gjilan
Mirusha s’fle
S’e lënë klithmat e atyre që i bartte
Nën Urën e Maskatarit

You Might Also Like