Gjilan

Kryetari Alban Hyseni pret në takim drejtorin e Zyrës së Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu dhe bashkëpunëtorët e tij

Sot, pata kënaqësinë që të pres në takim drejtorin e Zyrës së Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët na njoftuan me aktivitetet e organizatës, me theks të veçantë në komunën e Gjilanit.

Mbështetja e fëmijëve në edukimin e hershëm dhe edukimit të fëmijëve me nevoja të veçanta është një nga parimet tona, të cilin kjo organizatë e mbështet fuqishëm, duke adresuar boshllëqet dhe sfidat e rëndësishme dhe duke iu krijuar atyre një jetë dhe mirëqenie më të mirë përmes programeve shëndetësore, arsimore, ekonomike e humanitare.

Ne u zotuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Gjilanit dhe organizatës Save the Children në angazhim për implementimin e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës.

You Might Also Like