Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me kolegjin Heimerer për ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore në Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me kolegjin Heimerer për ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore në Gjilan

Gjilan, 26 korrik 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e kolegjit Heimerer, për ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore në komunën e Gjilanit.

Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se nëpërmjet nënshkrimit të këtij memorandumi është formalizuar bashkëpunimi për organizimin dhe realizimin e praktikës së studentëve të kolegjit në kuadër të aktiviteteve të Komunës së Gjilanit.

“Vizita sistematike në shkollat tona, projekte të përbashkëta dhe pilot-projekte që kanë për synim ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore janë disa nga fushat të cilat përfshihen në këtë memorandum”, ka thënë kryetari Hyseni.​

You Might Also Like