Futboll

Shkrimi për Gëzimin aktivizon bamirësit gjilanas

Bamirësit dhe shpirtbardhët asnjëherë nuk kanë hezituar që t’u dalin në ndihmë nevojtarëve sa herë që është kërkuar. Edhe kësaj radhe, pas publikimit të shkrimit ‘Emrin e ka Gëzim, po jetën s’e ka të tillë’, njerëzit e vullnetit të mirë, sakaq janë ofruar për të ndihmuar Gëzimin, personazhin e shkrimit tonë. Gëzimit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, që ka dashur të mbetet anonim, i ka siguruar për një vit programet e sportit. Një tjetër vullnetmirë, po ashtu anonim, ka ndihmuar me 100 euro për gjëra ushqimore në Market afër shtëpisë së Gëzimit. Një tjetër bamirës ka ndihmuar me 100 euro për t`u ushqyer në një piceri afër shtëpisë së Gëzimit, teksa një tjetër ka siguruar një shujtë ditore në një gjellëtore tw qytetit. Kurse një bashkatdhetar ka siguruar veshmbathje, ndërkohë që ka premtuar që pas një kohe, bashkë me disa miq të tij, t’ia rregullojë dy dhoma dhe banjën. Të gjithë këta njerëz vullnetmirë, Gëzimi i falënderon përzemërsisht. Për ata të cilët nuk kanë pasur mundësi më herët ta lexojnë shkrimin, këtu mund ta gjejnë: http://kryelajmi.com/emrin-e-ka-gezim-po-jeten-se-ka-te-tille

You Might Also Like