Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e takimeve “LDK ju dëgjon” me struktura në Zhegër, Lladovë, Haxhaj, Nasalë, Demiraj.
Në këto takime bashkëbisedimi ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri.
“Deri në fund të vitit, ne do jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar qytetarët tanë dhe hallet e kërkesat e tyre”, -tha kryetari Haziri.
Gjilani ka mbetur pa qeverisje. Sot me komunën tonë po administrohet. Projektet e Karadakut kanë stagnuar. Nuk ka investime në bazë të premtimeve që janë dhënë. LDK në opozitë do të jetë gardiane e interesave dhe kërkesave të qytetarëve tanë.
Këshilltarët komunalë të kësaj ane, z.Muhadin Haziri dhe z.Imran Haziri siguruan strukturat se zëri i tyre do ngritet fuqishëm për hallet e tyre dhe investimet e nevojshme tek kjo anë.
Kryetari i LDK-së në Gjilan, ka njoftuar strukturat se procesi i regjistrimit të brendshëm të LDK-së po shkon mjaftë mirë, duke bërë thirrje që të vazhdojnë të regjistrohen të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e familjes tonë politike.
Kryetari Haziri ka falënderuar banorët e këtyre fshatrave për përkrahjen e vazhdueshme ndaj politikave të LDK-së, çdoherë.
Interesimi i strukturave të këtyre fshatrave për të marrë pjesë në debat ka qenë i jashtëzakonshëm. Zhvillimet politike në Komunë, gjithashtu edhe në qeverisje qendrore, veprimet e Degës pas Konventës, struktura e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë, ishin disa nga çështjet për të cilat u diskutua e debatua sot.
Në këto takime kanë marrë pjesë dhe u kanë dhënë përgjigje të interesuarve këshilltari komunal dhe njëkohësisht kryetari i Nëndegës dhe Këshillit të fshatit Zhegër, z.Muhadin Haziri dhe këshilltari komunal z. Imran Haziri së bashku me shefin e Grupit të Këshilltarëve në Kuvendit Komunal, z. Avdyl Aliu, Florim Ajeti – Lladovë, Ruzhdi Selimi – Nasalë, Bardhyl Demiri – Demiraj dhe Ramadan Elezi – Shurdhan.