Gjilan

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan Riad Rashiti bashkë me përfaqësues tjerë të degës dhe institucioneve komunale vizituan Bashkësinë Islame për t’uruar festën e Fitër Bajramit

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan Riad Rashiti bashkë me përfaqësues tjerë të degës dhe institucioneve komunale vizituan Bashkësinë Islame për të ju uruar festën e Fitër Bajramit
Lutemi që Zoti i madhërishëm të gjithë besimtarëve t’ua ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe punët e mira gjatë muajit të Ramazanit.
Në këtë ditë të veçantë, e cila vjen pas një muaji të përkushtimit dhe sakrificës, afrimit ndaj njëri-tjetrit dhe solidaritetit ndaj familjeve që kanë nevojë për përkrahje nga shoqëria dhe institucionet tona, Ne sot vizituam Bashkësinë Islame në Gjilan dhe i uruam kryetarit Naim Aliu festën e Fitër Bajramit.
Bashkësia Islame e Kosovës në Gjilan ka bërë gjithmonë punë të rëndësishme për organizimin dhe unitetin e qytetarëve tanë. Përmes projekteve të shumta humanitare ka dhënë kontribut të veçantë për ti ndihmuar familjeve me gjendje të vështirë ekonomike-sociale.
Ne sot poashtu kujtojmë edhe të gjithë të rënët për lirinë e vendit tonë, si dhe të afërmit e familjeve tona të cilët më nuk janë fizikisht në mesin tonë.
Paqja, shëndeti e gjitha të mirat qofshin përherë për ju dhe famljet e juaj.

You Might Also Like