Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë aq të re të stomatologut gjilanas, Dr. Rasim Sefiu.
Hyseni ka thëne se profesionaliteti i Dr. Rasim Sefiut dhe familjes së tij në fushën e mjekësisë do të kujtohet ndër breza.
Shkrimi i plotë:
Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë aq të re të stomatologut gjilanas, Dr. Rasim Sefiu.
Profesionaliteti i tij dhe familjes Sefiu në fushën e mjekësisë do të kujtohet ndër breza.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sefiu, miqve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit.
I lehtë i qoftë dheu!