Gjilan

Kurteshi: Vetëvendosja nuk bënë dhe nuk do të dobësohet

Pas zhvillimeve më të fundit në Lëvzijen Vetëvendosje, duke ndier shqetësimet e anëtarësisë, Ismajl Kurteshi, sekretar organizitaiv u është drejtuar anëtarëve në të cilën thuhet:

 

Të nderuar aktivistë dhe miq të Lëvizjes Vetëvendosje,

E kuptoj shqetësimin e të gjithë juve që po më shkruani nga të gjitha anët, në lidhje me situatën e krijuar në Vetëvendosje. Unë jam shumë i sigurt se Vetëvendosja, përmes të organeve të saja udhëheqëse dhe vendimmarrëse, si dhe dokumenteve të Lëvizjes, me gjakftohtësi, do t’i tejkalon këto probleme, që në fund të fundit janë probleme të natyrës njerëzore.

Natyrisht, rol të madh në këtë situatë luani Ju aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos rënë pre e thashethemeve dhe duke i ruajtur raportet e mira në mes veti.

Vetëvendosja nuk bënë dhe nuk do të dobësohet sepse e fort i duhet vendit, e të fort e bënë mençuria dhe parimësia e udhëheqjes së saj dhe përkrahja e qytetarëve të Kosovës, që u provua edhe në zgjedhjet e këti viti.

Me mendje e me zemër i juaji
Ismajl Kurteshi, Sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje

You Might Also Like