Viti

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur seancën e katërt të rregullt

Viti

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot seancën e katërt të rregullt

Kryesuar nga Bekim Azizi, kryesues ,në Viti sot është  mbajtur  Seanca e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal e Vitisë, ku në pjesën e parë, gjatë sesionit të paradites, për gati dy orë kanë kaluar me pyetje nga ana e këshilltarëve të cilët kanë përcjell shumë shqetësime  nga më të ndryshme të qytetarëve lidhur me probemet të cilat I mundojnë ata e në këto   ka dhën përgjigje   kryetari i komunës Sokol Haliti dhe drejtorët e Drejtorive komunale.

Në këtë seancë, në mesin e pikave të tjera, ishte edhe ajo e ndryshim plotësimit të Statutit të Komunës, mirëpo kjo pikë u shty për një seancë tjetër, sikur edhe ajo për propozimin për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim-plotësimin të vendimit për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale me Nr. 01-110/05-100 t datës 01.-3.2022.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal, kanë miratuar propozimin për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshimin – plotësimit të emrit të shkollës së Mesme Profesionale. Pikat tjera që u miratuan në këtë seancë ishin edhe Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për aprovimin e planit të punës se komitetit për Arsim, Kulturë, Rini e Sport për vitin 2022.

Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e shfuqizimit të vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fsh. Kabash, vendimi me Nr. 01-110/05-365 i datës 04.04.2022, me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor me Nr. 1987-2/22 e datës 29.04.2022. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Kolegjit UBT.

Në seancën e sotme, si pikë e rendit të ditës ka hyrë edhe Propozim vendimi për plotësim ndryshimi e vendimit të komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme të të komunës në shfrytëzim me numër 01-110/05-473 5/të datës: 04.05.2022, i cili propozim është miratuar gjithashtu nga këshilltarët komunal. Gjithashtu në këtë mbledhje, u dha edhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për periudhën janar-maj 2022.Aziz  Zuka

You Might Also Like