Është mbajtur sot mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën, ndër pikat më të rëndësishme ishte edhe ajo e buxhetit komunal.
Ndonëse këshilltarët e opozitës lëshuan seancën pas miratimit të rendit të punës për këtë seancë dhe nuk morën pjesë në votim, megjithatë Kuvendi vazhdoj punimet pasi që pati kuorumin e mjaftueshëm.
Propozim vendimi për projekt buxhetin e komunës së Vitisë 2020-2022, u miratua, sikur edhe propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2020, si propozim rregullorja për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020.
Në këtë seancë, këshilltarët miratuan edhe propozim vendimin për planin e punës se Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2020.
Do theksuar se është miratuar edhe njëri nga vendimet më të rëndësishme investiv e fjala është ai për ndërtimin e fushës ndihmëse për KF Vlllaznia të Pozharanit I cili ka një kosto prej 230 mijë euro dhe me ndërtimin e saj, në një far mënyre komuna do të një përmirëson një “gabim” të madh pasi një projekt që ishte donacion nga FFK-ja në vitin 2018 në shumë prej të njëjtës vlerë e që I ishte dedikuar për këtë klub pozharans ishte ndërtur në fshatin Sadovinë të Jerlive! Aziz Zuka