Sportet me dorë

KV Drita shënon fitore të rëndësishme ndaj Pejës

Superliga, meshkujt: KV DRITA – Meshkujt mposht KV PEJA në derbin e xhiros së 14.
Drita ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj një rivali të vështirë si Peja, të shtunën mbrëma, në përballjen e vlefshme për xhiron e 14 të Superligës A, meshkujt.
“Intelektualët” triumfuan me rezultat 3-0 (25-21, 30-28, 25-21), me ndeshjen që u karakterizua me një rivalitet të fortë, sidomos në setin e dytë.
Eventualisht Drita arriti të nxjerr tre pikë kundër kampionit në fuqi të Superligës, duke bërë një hap të madh tutje, derisa tash kryeson në tabelë me 31 pikë, ndërsa Peja pozicionohet në vendin e tretë me 22 pikë.

You Might Also Like