Sportet me dorë

KV Drita edhe me skuadrën e U-21 arrin të kualifikohet në gjysëmfinale të kampionatit dhe atë si lider i grupit

Sot zhvilluam dy ndeshjet e fundit në kampionat në kategorinë U21 dhe shënuam dy fitore kundër skuadres, Skenderbeu me rezultat 2-0 në sete (25-20), (25-14) dhe kundër Ulpianes me të njejtin rezultat 2-0 në sete (25-8), (25-9).

Puna e mirë dhe e pandalshme e klubit me lojtarë të ri, sigurisht se po tregon edhe frytet e saja duke bërë që të jemi favoritet kryesorë për tu shpallur kampion në kategorinë U21.

Tani presim për fazen e gjysëmfinales dhe finalen e madhe..

You Might Also Like