Sportet me dorë

KV DRITA pjesë e Turneut të Kampionëve të Ballkanit

 Ekipi DRITA është ftuar në turneun ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut.
Turneu zhvillohet në qytetin e Strumicës në Maqedoninë e Veriut me datën 10/11 shtator 2022.
Turneu organizohet nga ekipi “Nakovski Volley” nga Strumica.
Në turne përveq Dritës do të jenë pjesëmarrës edhe 3 ekipe tjera nga shtete të ndryshme Ballkanike.
Pjesë e turneut do të jenë:
Organizatori
“Nakovski Volley” nga Strumica e Maqedonisë së Veriut 🇲🇰
Ekipi nga liga më e lartë e Maqedonisë së Veriut, i cili vitin e fundit u rendit i 3-ti në tabelën përfundimtare të Ligës në Maqedoninë e Veriut.
“KS Skenderbeu” nga Korça e Shqipëria 🇦🇱
Ekipi Kampion Aktual nga Superliga Shqiptare, i cili vitin e fundit u shpall Kampion në Shqipëri.
“OK Rabotnicki Skopje” nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut. 🇲🇰
Ekipi i Superligës nga Maqedonija e Veriut, i cili vitin e fundit u shpall Kampion i ligës Maqedonase.
Turneu Ballkanik do të luhen me formulën e eliminimit, ku të shtunën me datën 10 shtator 2022 do të luhen dy ndeshje gjysëmfinale dhe te dielën më 11 shtator 2022 ndeshjet finale.

You Might Also Like