Gjilan

LDK e Gjilanit, gjithçka gati për fillim të mbarë të fushatës zgjedhore

 

Nën udhëheqjen e kryetarit të Shtabit Zgjedhor të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arben Mehmeti, është mbajtur sot takimi me kryetarët e nënshtabeve.

Gjatë këtij takimi, u tha njëzëri se Dega e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbar ë të fushatës zgjedhore.

Kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, ka deklaruar se pas mobilizimit të jashtëzakonshëm të strukturave brenda një muaji, LDK e Gjilanit do të mbështesë fuqishëm kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë, për të triumfuar në mënyrë plebishitare më 6 tetor.

LDK e Gjilanit do të bëjë fushatë moderne në përputhje me ligjet në fuqi, pa e shkelur në asnjë moment kodin zgjedhor.

Përndryshe, Dega e LDK’së në Gjilan e hap fushatën pesë minuta pas mesnatës, ndërkaq të mërkurën në ora 16:00, në teatrin e qytetit, do të mbahet tubimi madhështor me strukturat e partisë.

Gjilan,

24 shtator 2019

You Might Also Like