Bibliotekë me tipare e funksionim Europian
( Libra të reja për bibliotekën e qytetit dhuruar nga ana e MKRS)
Ditë më parë drejtori i bibliotekës së qytetit Gjilan z. Azizi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministrin e kulturës z. Hajrullah Çeku. ngjarje u zhvillua në ndërtesën e BKK me që rast si 30 biblioteka publike e edhe ajo e Gjilanit nga projekti i Ministrisë së Kulturës përfitoi një donacion prej 6450 euro për fonde librare.
Në marrëveshje gjithashtu parashihet që mbi 5-10 për qind librave të blera duhet të jenë në gjuhët e komuniteteve lokale dhe një pjesë e tyre duhet të përshtaten edhe personave me aftësi te veçantë që do të thotë se në mesin e tyre do të ketë audio-libra dhe ato me alfabet të Braillle-it.
Në këtë takim rasti me ministrin Çeku, ai në detaje u njoftua për aktivitet vjetore të Bibliotekës së Gjilanit. Interes i dyanshëm i bisedës ishte sidomos puna e madhe në aplikimin dhe funksionimin e suksesshëm të programit elektronik dhe të digjitalizimit të veprimtarisë në bibliotekën tonë, e që nga ministri u citua si një bibliotekë me tipare e funksionim evropian në mesin e bibliotekave publike.
Siç ishin të gjithë në dijeni për disa vite me radhë bibliotekat e qyteteve (komunale) ishin të “harruara” nga organigrami i MKRS-së dhe kjo gjë kishte shkaktuar një humnerë në funksionimin e tyre.
Dhe vet ministri e drejtori i zyrës së burimeve njerëzore-MKRS në këtë rast u zotuan për një qasje krejt të re dhe ndryshe për të gjitha bibliotekat publike, si nga ana e ndihmës profesionale, të pajisjes së bibliotekave me mjete të teknologjisë, po ashtu, u zotuan se të gjithë bibliotekarët si ata në BKK edhe bibliotekave publike do të jenë të kategorizuar apo renditur tek krijuesit dhe performues të kulturës dhe artit.
Në këtë drejtim siç tha ai, ndoshta “për herë të parë do të mbrohet dinjiteti i punëtorëve profesional në biblioteka”, dhe kjo ishte e rëndësishme për të gjithë të pranishmit-bibliotekarët.