Futboll

Lirian Ferati me tregolësh

Vllaznia e Pozharanit seriozisht i është rrekur garës për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës në Futboll. Ekipi që drejtohet nga Sallah Sherifi këtë të shtunë ka shënuar një fitore të rëndësishme në ballafaqim me KF Ramiz Sadiku nga Prishtina.

Vllaznia që nga fillimi i ndeshjes ka dëshmuar se nuk ka udhëtuar në Prishtinë për t’u mbrojtur, por se me lojë sulmuese që në nismë ka bërë me dije se i do të tri pikët. Pozharanasit fillimisht kanë shënuar Feratit, i cili në këtë ndeshje ishte lojtari më i dalluar. Me një gol epërsi Vllaznia shkoi në pushim, për t’u kthyer edhe më fuqishëm në pjesën e dytë.  Ka qenë sërish Ferati që ka dyfishuar epërsinë, por nuk shkoi shumë e Ramiz Sadiku arriti që të ngushtojë rezultatin në 2:1. Në ditën e tij më të mirë, Lirian Ferati ka shënuar het trik dhe solli ekipin e tij në epërsi me dy gola, kurse vulë kësaj ndeshje i dha Bruti, që shënoi për rezultatin përfundimtar 1:4.

Me këtë fitore, Vllaznia ka rritur gjasat që të mëtoj një nga dy pozitat e para që në mënyrë të drejtpërdrejtë qon në elitën e futbollit kosovar, kurse sa i përket pozitave që qojnë në barazh, Vllaznia është përforcuar edhe më shumë.

You Might Also Like