Të akuzuarit V. J., S. J., G. L., G. Xh., Q. R., M. A., S. S., E. M. dhe A. Z.. ngarkoheshin me veprat penale: kryerja e veprës terroriste, organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe armbajtje pa leje.
Pas shqyrtimit të provave dhe shkresave të lëndës, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale me të cilën ngarkoheshin.
Ndryshe Prokuroria e EULEX-it, ngarkonte të akuzuarit për sulm me armë automatike ndaj një pike kontrolli të policisë serbe në territorin e tyre, gjatë vitit 2012.
Të akuzuarit ishin shpallur fajtor nga trup gjykues i EULEX-it, mirëpo Gjykata Supreme e Kosovës, e kishte kthyer lëndën ne rigjykim, duke konstatuar se ka pasur shkelje gjatë procesit gjyqësor.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimit të sotëm në Gjykatën e Apelit.