Ekipi i tij ka pësuar humbje në ballafaqim me kampionin bullgar, por Lorik Ilazi, kryetrajner i KV Drita është ndarë i kënaqur dhe i lumtur me tërë atë që ka përjetuar qyteti i Gjilanit në mbrëmjen e kësaj të marte.
“I falënderoj ata që na mundësuan këtë përjetim dhe ata që krijuan spektakël. “Intelektualët”, kryetari i klubit Valon Murseli dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri janë më meritorët për këtë kënaqësi”, tha Ilazi që ka vlerësuar lart ekipin bullgar, por ka lëvduar edhe lojtaret e veta. Ilazi, thotë se loja e tyre do të shkojë duke u përmirësuar dhe ka kërkuar që të krijohen kushte për volejbollistet, që të punohet edhe më shumë.
“Bëmë mrekullinë për pak ditë. Për tri ditë e bëmë spektaklin, tash të investojmë në sport, sepse kemi talente”, tha Lorik Ilazi.