Gjilan

Lutfi Haziri: Familja Malaj dhe Berisha janë sinonim i Lirisë dhe Pavarësisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në familjen e heroit Rexhep Mala dhe atë të Nuhi Berishës, për t’ua uruar festat e nëntorit, ku janë pritur dhe falënderuar nga zonja Hanife Malaj, përkatësisht baca Rexhep Berisha.

Pasi ua uroi festat e Nëntorit, Haziri tha se familja Malaj dhe Berisha janë dy familje që janë sinonim i lirisë së këtij vendi.

“Familja Malaj dhe Berisha janë dy familje që janë sinonim i lirisë së këtij vendi, i Pavarësisë dhe i kësaj ditë të bardhe që ne sot e shënojmë. Zonja Hanife dhe mixha Rexhep, dytë tashmë Qytetar Nderi të Gjilanit dhe familjet e tyre, janë krenaria e gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ne e kemi për nderë që i kemi gjilanas dhe kontributi i tyre në histori është jashtëzakonisht i madh. Ne i nderojmë dhe i respektojmë shumë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit.

Përndryshe, aktivitetet e shumëta të Komunës së Gjilanit për nderë të 28 Nëntorit, kurorëzohen në mbrëmjë me koncertin festiv “Gëzuar Ditën e Flamurit” me fillim në ora 19:30, ku do të performojnë emra të shumtë të estradës.

You Might Also Like