Gjilan, 29 mars 2024 – Pas konfirmimit të legjjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat e qytetatit, MAPL i jep të drejtë legjitime edhe propozimit të inicuar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, për këmbimin e pronave komunale me ato të Rebuplikës së Kosovës.
Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, tha se MAPL-ja, pas shqyrtimit të përnbajtjes sê aktit të komunës, si organ kompetent konstaton se akti i komunës në aspektin procrdural është në pajtim me diapozitat e legjislacionit në fuqi.
“Ky vendim do tê mundêsoi zhvillimin e projekteve kapitale në interes të qytetarëve të Komunës së Gjilanit”, tha Bekim Salihu.
Drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë , më tej shtoi se edhe këto dy vendime dëshmojnë që qeverisja e udhêhequr nga kryetari Alban Hyseni, vazhdon të punoi konform udhëzimeve dhe ligjeve në fuqi.