Shëndeti

Mbi 92 % e nxënësve të Gjilanit i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore

 

Gjilan, 3 tetor

Po vazhdojnë kontrollet sistematike të nxënësve të shkollave fillore, përkatësisht nxënësit e klasave të para deri te e nënta të Komunës së Gjilanit.

 

“9430 nxënës të klasave 1 deri në 9 (ose 92.47% e nxënësve) i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore, të cilat përfshijnë gjithsej 44 parametra”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

 

Më tej i pari i komunës, tregoi se sipas rezultateve, rreth 10.73% ose 1012 nxënës kanë probleme me të pamurit, ndërsa 3.90% ose 368 nxënës kanë deformime të shtyllës kurrizore.

 

“Jemi pranë nxënësve dhe prindërve në çdo sfidë me të cilën përballemi”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like