Futboll

Këto janë statistikat e FC Drita, kampione e Kosovës për kampionatin 2025/2026

FC Drita për herë të dytë radhazi ia ka dalë që të shpallet kampion i Kosovës edhe atë nën drejtimin e Zekirija Ramadani, derisa ky është titulli i pestë në historikun e këtij klubi. Kampioni i Kosovës, FC Drita si asnjëherë më parë ka zhvilluar një kampionat të ngjeshur në futboll, të përcjellë me ndeshje të pandërprera në tri fronte, në ligë, Europa Conference League dhe në Kupën e Kosovës.

Bardh e kaltrit nga Gjilani edhe pse në Superligën e Kosovës kishin ngelur paksa mbrapa, shkaku i ndeshjeve të shumta në Evropë, forcën e vet e tregoi në pranverë, duke i zënë dhe tejkaluar kundërshtarët.

Kështu, pas 36 ndeshjeve të zhvilluara, FC Drita pati 20 fitore, 6 barazime dhe 10 humbje, duke shënuar 50 gola e ka pësuar 35 gola dhe në fund ka tubuar 66 pikë, që e lanë klubin kaltër e bardh në pozitën e parë.

Prej 108 pikëve të mundshme, FC Drita ka marrë 66 sosh, apo 61.11 përqind të pikëve.

Në këtë kampionat, Drita ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 50 herë, apo mesatarisht 1.39  gola për ndeshje, kurse sa i përket golave të pranuar, portierët e Dritës, Faton Maloku dhe Laurit Behluli 35 herë nxorën topin nga rrjeta, apo mesatarisht pranuan nga 1.03 gola për ndeshje.

Golashënuesi më i mirë i Dritës në kampionatin 2025/2026 ishte Besnik Krasniqi me tetë gola të shënuar, tre nga të cilët i shënoi nga pika e bardhë, bile një herë shënoi edhe autogol, i pasuar nga Kristal Abazaj që shënoi gjashtë herë dhe Veton Tusha që shënoi pesë gola./kryelajmi.com/.

You Might Also Like