Futboll

Mezani: Gabimet në këtë fazë do të ishin të pafalshme

 

Një fitore shumë e rëndësishme e cila vjen në një moment të mirë për të na ndihmuar të realizojmë drejt objektivit që kemi përpara. Në garë janë disa skuadra për titullin kampion, duke mos heçur Feronikelin dhe Llapin që gjithashtu janë afruar dhe janë skuadra që mund të rrezikojnë. Ndeshjet tani po ikin dhe gabimet në këtë fazë do të ishin të pafalshme, kështu që ne do të ikim nga ndeshja në ndeshje drejt objektivit që kemi”, deklaroi fillimisht Mezani.

“Busiç është një mungesë e rëndësishme dhe shpresoj që gjatë javës të bashkohet me ekipin. Ai ka pësuar një lëndim dhe ndodhet gati një muaj jashtë fushës. Por, unë jam i kënaqur edhe me punën e bërë nga Darko Nikaç në takim e sotshëm”, përfundoi tekniku i gjilanasve.

You Might Also Like