Futboll

Mezani: Pësuam në momentet më të mira tonat

Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas humbjes 0:2 nga Drita ka deklaruar:

Ishte një lojë e mirë e jona, djemtë u sakrifikuan shumë, kurse Drita fitoi në meritë të cilësive që ka, ngase dy raste që i pati, të dyja i shfrytëzoi. Ky është futbolli, nëse nuk shënon, atëherë pëson. Në të dy rastet qëë pranuam gol, ne ishim në momentet më të mira tonat, ne po sulmonim e po krijonim, ndërkohë që pësonim. Nuk e meritonim, por ky është futbolli. Ne po përmirësohemi, ne mund të japim më tepër. Na mungon pak eksperienca, por nga java në javë po përmirësohemi dhe nga java në javë do të japim më shumë.”/kryelajmi.com/.

You Might Also Like