Bujqësi

Në komunen e Vitisë nisi fushata e korrje-shirjeve  të drithërave të bardha

Në komunën e Vitisë ka filluar sot fushata e korrje –shirjeve të drithërave të bardha. Ndërsa nga afër fushatën e korrje-shirjeve e kanë përcjellur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në këtë komunë.

Drejtori Pira tha se nga informatat e para të marrë prej fermerëve vitias rendimentet fatkeqësisht nuk janë të kënaqshme, shkaku që ky vit është karakterizuar me një mot me reshje të mëdha të shiut dhe lagështi.

Gjithashtu bëhet me dije se çmimi i rekomanduar i korrjes së një hektari grurë është 130 euro por me mundësi që çmimi të negociohet mes fermerëve dhe pronarëve të auto kombajnerëve.

Aziz Zuka

 

You Might Also Like