Sportet me dorë

Mitat Ferati: Vajzat tona kanë potencial të madh

Kryetrajneri i Kombëtares U17 , Mitat Ferati, është ndarë shumë i kënaqur me punën që është bërë gjatë grumbullimit të javës së kaluar. Për pesë ditë hendbollistet kandidate për vend në Kombëtaren U17 ishin të grumbulluara në Gjakovë. Ishte kampi i parë për Feratin si kryetrajner i Kombëtares U17 të hendbollisteve.
“Hendbollistet e reja filluan me entuziazëm dhe motivim të pashoq javën grumbulluese. Të gjitha vajzat shfaqën një vetëmohim të pashoq dhe një gatishmëri të lartë gjë që na befasoi për të mirë. Së bashku me stafin kemi parë po ashtu një potencial të madh që posedojnë këta diamantë të pagdhendur që veçse kanë filluar të shkëlqejnë”, ka theksuar Ferati, që është i entuziazmuar për vazhdimin e punës me këtë gjeneratë të hendbollisteve.
“Më lejoni t’i falenderojë të gjithë prindërit, ekipet dhe trajnerët e klubeve për punën që kanë bërë për këto talente. I ftojmë po ashtu të gjitha klubet për bashkëpunim. Falenderim i veçantë klubeve gjakovare dhe qytetit të Gjakovës për mikëpritjen dhe zemërgjerësinë”, ka shtuar Ferati.

You Might Also Like