Libri

Mjafton

Në ditën e përkujtimit për babën 1947-2017

Mjafton

Zakonisht gjërat harrohen
Njerëzit zbehen me to
Faniten copëzash
Mbesin nëpër fotografi
Në çaste bisedash
A e di
Në mend a e mban
Përfundohet me një ofshamë
Jeta kështu e ka

E vërtetë
Jeta kështu e ka
Kujtim, fanitje, vazhdim e harresë
Dhe gjithçka mund të flejë
Veç fjalës tënde puhi
Matjes
Kur doje të flisje
Dhe sërish butësisht tek tërhiqeshe
Te tri fjalët e tua t’çdoditshme
Më fal!
Falenderime!
Të lutem!
Ti shpirt fisnik i paskajsisë hyjnore

Sadete Tërnava – Osmani

You Might Also Like