Gjilan

Tragjedia e familjes nga Gjilani, familjarët hedhin dyshime

Gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën tre kosovarë nga Gjilani në Shqipëri, pasi të njëjtët janë helmuar me ushqim.

Sot familjarët e tri viktimave kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë ngritur dyshime mbi vdekjen e familjarëve të tyre.

Djali i të ndjerit tregoi se familjarët kanë pasur edhe një qen dhe sipas tij, është shumë shqetësuese ngordhja e tij pasi ai nuk e han ushqimin e njëjtë me njerëzit.

“Problemi që më shqetëson më së shumti është se e kemi pasur një qen, është shqetësuese pse ngordhi qeni pasi qeni nuk han ushqim si ne dhe kjo më lë të mendoj se kjo vdekje është shumë e dyshimtë”.

“Dyshimi rrjedh ngase edhe qeni ka ngordhur, por qeni nuk han kërpudh,a ai e han ushqimin e tij”.

Familjarët e viktimave shtuan se nuk do të thonë e as hedhin akuza derisa mjekësia ligjore ta thotë fjalën e fundit.

Varrimi i tre anëtarëve të familjes Haliti do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjilanit duke filluar nga ora 16:30.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, klikoni në linkun e mëposhtëm./klankosova

You Might Also Like