Shëndeti

Ndahet nga jeta kirurgu dr. Shaip Morina

Postim nga kolegu i tij, dr. Besim Guda
I ndahet grixhes se mantelbardhëve dr. Shaip Morina , kirurg.
Para pak qastesh shuhet përgjithmonë dr. Shaip Morina.
Dr. Shaipi deri në ditët e tijë të pensionimit ishte kuadër aktiv i repartit të kirurgjise në SP të Gjilanit . Një burr i urtë e modest, kolegë i dashur e punëtor, mik i mirë i secilit, për ne më të rinjtë e anës së Dardanës një mbështetje solide. Fjalë pak , me humor të mirë gati gjithmonë, dëgjonte më kujdes dhe fliste drejt. Pos si kolegë pata rastin ta kem edhe pacientë. Tani në role të ndryshme, por ja që kolegialiteti mbeti qendror në këto raporte. I dëgjonte këshillat dhe gjithnjë aty kah fundi lëshonte një batutë për situatën në të cilën ndodhej. Këto thënje për mua ishin shumë të veçanta, për një arsye të thjeshtë, i takonim të njëjtës gjeografi. Sa njerëz të njejt njihnim ,sa fshatra të njëjta kishim qenë, sa ndodhi e ngjarje i tregonim njëjtë, sa ide e mendime perputheshim, e çuditshme ! Do të na mungoj dr. Shaipi , do të më mungojnë tregimet e tijë për Karaqeven , Roganen,Katushnicen, Hodonovcin , Breznicen , shkollat e Muhocit dhe Rogaqices, për historinë e vjetër dhe më të re të asaj ane, tregime për dajët e mi që i njihte mirë, për autobusin që herë shkonte me kohë e herë vonohej ,për mijëra e mijëra peripeci tjera. Lamtumirë miku im dashur dr. Shaip. Lamtumirë bashkëfshatari ynë. Qofsh i parajsës.

You Might Also Like