Futboll

Ndonëse humbi, Mezani është i kënaqur me futbollistët e tij

Gjilani ka humbur ndeshjen ndaj Feroniklit ’74, mirëpo kryetrajneri i ekipit kuq e bardhë, Gentjan Mezani është ndarë i kënaqur me futbollistët e tij.

“Jam i kënaqur si me pjesën e parë e ashtu edhe me të dytën. Skuadra është në rindërtim e sipër dhe një barazim tjetër do të ishte një rezultat super për ne, por nuk ia arritëm ngase në momentet e fundit nuk ia arritëm që të qëndrojmë. Jemi në përgatitje e sipër. Do të duhej të ishim pak më të kujdesshëm, por kjo lojë më jep qejf, ngase do të rritemi nga ndeshja në ndeshje. Sot mbajtëm dhe qarkulluam topin më mirë. Duhet forcuar aspektin fizik, ngase në momentet e fundit na lëshoi forca”, ka thënë kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani./kryelajmi.com/.

You Might Also Like